Juventusi përgatit kontrata të reja për Matuidin e Cuadradon


Gazeta Express
18 Tetor 2019 16:25

Blaise Matuidi dhe Juan Ciadrado e kanë të ardhmen tek Juventusi. Bianconeri po planifikojnë t’ua vazhdojnë atyre kontratat, të cilat iu skadojnë verën e ardhshme

Juventusi është i gatshëm t’ju ofrojë kontrata të reja Blaise Matuidit dhe Juan Ciadrados, shkruan portali italian Calciomercato, përcjell Gazeta Express.

Të dy futbollistët do të jenë lojtarë të lirë kur t’ju skadojë kontrata verën e ardhshme, por Bianconeri nuk dëshirojnë t’i humbin dy prej lojtarëve kyç.

Maduidi është 33 vjeç dhe ka luajtur në shtatë ndeshje të Juventusit këtë sezon.

Ndërkaq, Cuadrado, 31 vjeç i ka zhvilluar gjashtë takime këtë edicion me Bardhezinjtë.

Trajneri Maurizio Sarri llogarit në shërbimet e tyre edhe sezonin e ardhshëm. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart