Juventusi ‘ofron Bernardeschin për Jorginhon’ - Gazeta Express
string(43) "juventusi-ofron-bernardeschin-per-jorginhon"

Juventusi ‘ofron Bernardeschin për Jorginhon’

Gazeta Express

01/06/2020 19:44

Sarri e do me çdo kusht Jorginhon në Torino.

Juventusi raportohet se ka ofruar Federico Bernardeschi për mesfushorin e Chelseas dhe Italisë, Jorginho.

Lexo Edhe:

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, është e mundshme një marrëveshje shkëmbimi mes Chelseas dhe Juventusit, pasi Maurizio Sarri insiston të ribashkohet me 26-vjeçarin.

Juve pagoi 40 milionë euro për mesfushorin italian në vitin 2017, por asnjëherë nuk bindi me fanellën e ‘Zonjës së Vjetër’, dhe kështu e ardhmja e tij është jashtë Torinos.

Ai ka shënuar një gol dhe ka dhuruar një asist këtë edicion, është krejtësisht jashtë planeve të Sarrit. /Gazeta Express/