Juventusi ndalet nga Milani, mbetet ende pa fitore në ligë - Gazeta Express
string(57) "juventusi-ndalet-nga-milani-mbetet-ende-pa-fitore-ne-lige"

Juventusi ndalet nga Milani, mbetet ende pa fitore në ligë

Futboll

Gazeta Express

19/09/2021 22:41

Ante Rebic e ka shpëtuar Milanin nga humbja kundër Juventusit dhe nga disfata e parë këtë sezon, duke ua mohuar njëkohësisht bardhezinjve fitoren e parë në ligë këtë sezon.

Alvaro Morata e kishte kaluar Juventusin në epërsi herët në pjesën e parë në Allianz Stadium, por Rebic e pati fjalën e fundit duke e barazuar rezultatin në fund të pjesës së dytë të dielën, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Milani tani ndan kreun e Serie A me Interit me nga 10 pikë secili pas katër ndeshjeve, ndërkohë që Juventusi mbledh vetëm dy pikë në vendin e 18-të.

Skuadra e Massimiliano Allegrit është pa fitore në katër ndeshjet e para, dy barazime dhe dy humbje.

Fitorja e vetme që Juventusi e ka arritur këtë sezon në fakt, është triumfi 3:0 kundër Malmos në Ligën e Kampionëve në mesjavë.

Mënyra sesi bardhezinjtë luajtën në pjesën e parë lanë të kuptohej se fitorja e parë në Serie A do të vinte pikërisht kundër rivalit kuqezi. Morata e kaloi në epërsi Juventusin në minutën e 4-të, duke e paraboluar portierin në një kundërsulm fantastik të skuadrës së tij.

Por gjërat ndryshuan në pjesën e dytë, me Allegrin që duket se synonte ta mbronte epërsinë prej një goli.

Kjo i dha Milanit mundësi të krijonte më shumë dhe Rebic e gjeti golin e barazimit në minutën e 76-të, kur shënoi me kokë pas një harkimi nga këndi të Sandro Tonalit.

Skuadra e Stefano Piolit i pati edhe disa mundësi shënimi deri në fund dhe shumë lehtë ka mundur ta dilte me fitore nga Torino. /Gazeta Express/