Juventusi mposht Veronan, i afrohet edhe më shumë top-katërshes - Gazeta Express
string(62) "juventusi-mposht-veronan-i-afrohet-edhe-me-shume-top-katershes"

Juventusi mposht Veronan, i afrohet edhe më shumë top-katërshes

Sport

Gazeta Express

01/04/2023 22:40

Juventusi ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në Serie A, duke vazhduar kështu të rrisë gjasat për një vend edhe në top katërshe.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të, skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri mposhti Hellas Veronan, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja e zhvilluar në “Allianz Stadium” përfundoi me rezultatin mininal, 1:0.

Golin e vetëm dhe të tre pikëve për “Zonjën e Vjetër” e shënoi Moise Kean, në minutën e 56-të.

Juventusi pas kësaj fitore ka 44 pikë dhe renditet i shtati në tabelë, momentalisht me vetëm katër pikë më pak se Milani që mban pozitën e katërt.

Hellas Verona ndodhet në pozitën e 18-të me 19 pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/