Juventusi ia jep afatin e fundit kohor Barcelonës - Gazeta Express
string(49) "juventusi-ia-jep-afatin-e-fundit-kohor-barcelones"

Juventusi ia jep afatin e fundit kohor Barcelonës

Gazeta Express

05/06/2020 15:50

Transferimi i Miralem Pjanicit në Barcelonë ka hasur në pengesa. Klubi dëshiron ta sigurojë atë përmes një shkëmbimi, mirëpo Juventusi e pranon vetëm Arthurin në vend të tij, ndërsa braziliani s’pranon të bëhet pjesë e këtij shkëmbimi. Klubi italian tani i ka dhënë kohë Barcelonës ta gjejë zgjidhjen e kësaj pengese deri më 30 qershor.

Mesfushori boshnjak Miralem Pjanic ka qenë i përfolur për një transferim nga Juventusi në Barcelonë vazhdimisht gjatë muajve të fundit. Mediat italiane kanë bërë të ditur se edhe vetë futbollisti e do këtë transferim, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Problemi në këtë transferim është se oferta e Barcelonës për Pjanicin nuk është kënaqshme për Juventusit, ndërsa Arthuri, të cilin e duan bardhezinjtë, dëshiron ta vazhdojë karrierën në Camp Nou.

Edhe pse Juventusi raportohet se nuk do të pranojë alternativa të tjera, Barcelona mund të tentojë edhe një herë me një ofertë me Nelson Semedon, i cili megjithatë nuk e bind trajnerin Maurizio Sarri.

Nëse nuk arrihet asnjë marrëveshje deri më 30 qershor, Barcelona do të duhet t’i thotë lamtumirë Pjanicit, pasi që gazeta spanjolle Sport raporton se Juventusi do ta prishë marrëveshjen që e ka me Barcelonën dhe do të presë oferta nga klube të tjera, transmeton Gazeta Express.

Juventusi dëshiron ta shesë Pjanicin – në Barcelonë si opsion të parë, por edhe në ndonjë klub tjetër – pasi që dëshiron ta ketë në raportin financiar të ri këtë shitje për të ndihmuar në bilancin financiar. /Gazeta Express/