Juventusi i ofron 4 futbollistë për Chiesan - Gazeta Express
string(43) "juventusi-i-ofron-4-futbolliste-per-chiesan"

Juventusi i ofron 4 futbollistë për Chiesan

Gazeta Express

31/05/2020 12:11

Juventusi është i gatshëm t’i ofrojë hic më pak se katër futbollistë në shkëmbim për yllin e Fiorentinës, Federico Chiesa.

Kampioni italian Juventus e dëshiron talentin Federico Chiesa me çdo kusht, prandaj është i gatshëm t’ia japë Fiorentinës Mattia Perin, Daniele Rugani, Luca Pellegrini dhe Cristian Romero në shkëmbim për të, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Afati kalimtar i futbollistëve pas pandemisë koronavirus do të dominohet nga marrëveshjet e shkëmbimit të lojtarëve dhe mediat italiane presin që Juventusi t’i prijë rrugës në këtë drejtim.

Sipas Tuttosport, drejtori sportiv i Juves Fabio Paratici, është i gatshëm të heqë dorë nga Rugani, Pellegrini dhe Romero për ta marrë Chiesan.

Por, Fiorentina do të ishte më i interesuar në Perinin, i cili është i huazuar në Genoa momentalisht.

/Gazeta Express/