Juventusi i gatshëm ta shfrytëzojë gabimin e milanezëve, e pret në mesditë Bolognan - Gazeta Express
string(82) "juventusi-i-gatshem-ta-shfrytezoje-gabimin-e-milanezeve-e-pret-ne-mesdite-bolognan"

Juventusi i gatshëm ta shfrytëzojë gabimin e milanezëve, e pret në mesditë Bolognan

Futboll

Gazeta Express

24/01/2021 10:45

Humbja e Milanit 0-3 në shtëpi ndaj Atalantës dhe barazimi pa gola i Interit në transfertën ndaj Udineses, i shkojnë për shtati Juventusit.

“Zonja e Vjetër” e pret sot në orën 12:30 në “Allianz Stadium” Bolognën me synimin për të marrë tre pikët që do ta afronin edhe më shumë me kreun.

Lexo Edhe:

Pas humbjes 2-0 në “San Siro” ndaj Interit, bardhezinjtë reaguan mjaft mirë në mesjavë në Superkupën e Italisë ndaj Napolit, ku fituan 2-0 dhe ngritën trofeun, i cili ishte edhe i pari për Andrea Pirlon në karrierë si trajner.

Tani misioni i kampionëve në fuqi është të afrohen sa më shumë me kreun e renditjes, me qëllim që të mbajnë gjallë shpresat për titullin e 10 radhazi kampion, ndonëse këtë sezon beteja me milanezet pritet të jetë vërtetë e ashpër.