Juventusi fiton pastër ndaj Udineses - Gazeta Express
string(36) "juventusi-fiton-paster-ndaj-udineses"

Juventusi fiton pastër ndaj Udineses

Futboll

Gazeta Express

15/01/2022 22:39

Juventusi e ka arritur fitoren e dytë radhazi në Serie A. “Zonja e Vjetër” triumfoi pastër ndaj Udineses në shtëpi me rezultat 2:0.

Kësisoj, “Bianconneri” i afrohet edhe më shumë zonës së Championsit, objektiv që e ka për këtë edicion.

Lexo Edhe:

Nga një gol në secilën pjesë mjaftoi që Juventusi të arrinte fitore të kënaqshme në këtë takim.

Ishte Paulo Dybala i cili zhbllokoi rezultatin në minutën e 19-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, kurse edhe e dyta prodhoi vetëm një gol.

Ishte McKennie i cili shënoi në minutën e 79-të pas asistimit nga De Sciglio.

Kështu, Juventusi shkon në kuotën e 41 pikëve në vendin e pestë, tetë më pak se Interi në pozitën e parë, por që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Në anën tjetër, Udinese mbetet e 14-ta me 20 pikë gjithsej. /Gazeta Express/