Juventusi fiton grupin pas gabimit të Chelseat - Gazeta Express
string(46) "juventusi-fiton-grupin-pas-gabimit-te-chelseat"

Juventusi fiton grupin pas gabimit të Chelseat

Futboll

Gazeta Express

08/12/2021 20:42

Juventusi ka shënuar fitore minimale kundër Malmos për ta kapur kështu vendin e parë në Grupin H. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Moise Kean (18)

Juventusi e ka kryer detyrën sonte ndaj Malmos duke fituar me rezultat 1-0.

Lexo Edhe:

Bardhezinjtë ishin më të mirë në këtë ndeshje që nga fillimi i saj ku  Moise Kean do ta sulmonte portën e kundërshtarit që në minutën e shtatë të ndeshjes.

Ai do të ishte edhe realizator i një goli interesant.

Fredericho Bernardeschi do të bënte një asistim perfekt me të majtën e tij e ku Kean do të gjendej më se miri dhe shënoi gol në minutën e 18 te ndeshjes.

Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë e ndeshjes.

Në pjesën e dytë Juventus ishin edhe më të mirë dhe vazhdimisht rrezikonin portën kundërshtare por që nuk realizuan gol.

Mundësi të mira për shënim patën Rabiot si dhe Kean që shpërdoroi tri raste të mira për shënim.

Me këtë fitore Juventus merr vendin e parë duke e lënë Chelsean në vendin e dytë që sonte barazoi 3-3 kundër Zenit Petersburg. Këta të fundit do të garojnë në Europa Ligë. /GazetaExpress/