Juventusi fiton dhe shpreson, nuk gabojnë Milani dhe Atalanta – Roma jashtë edhe Europa League - Gazeta Express
string(91) "juventusi-fiton-dhe-shpreson-nuk-gabojne-milani-dhe-atalanta-roma-jashte-edhe-europa-league"

Futboll

Gazeta Express

12/05/2021 22:40

Juventusi fiton dhe shpreson, nuk gabojnë Milani dhe Atalanta – Roma jashtë edhe Europa League

Futboll

Gazeta Express

12/05/2021 22:40

Juventusi ka marrë pikët e plota në udhëtim te Sassuolo, duke triumfuar 3-1 për t’i mbajtur gjallë shpresat për Ligën e Kampionëve. Rivalët e Juves, Milani dhe Atalanta, vazhduan me objektivet e tyre, fituan dhe qëndrojnë në pozitat dy dhe tre dhe janë rrugës për të siguruar pjesëmarrjen në Champions. Atalanta e mundi Beneventon 2-0, derisa Milani e shkatërroi Torinon 7-0. Mbrëmjen e sotme, luajti edhe Interi, që e mundi Romën 3-1, ndeshje për statistika për ekipin e Contes, por për Romën vlente shumë dhe dalja në Evropë tashmë shuhet.

Juventusi vazhdon t’i mbajë gjallë shpresat që sezonin 2021/22 të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve.

Lexo Edhe:

Tani për tani, fati i Juventusit është në duar të Napolit, Atalantës dhe Milanit, por Zonja e Vjetër vazhdon të kryejë punën e saj dhe të shpresojë në rrëshqitjen e tri ekipeve të lart përmendura.

Juve arriti të marrë pikët e plota, duke fituar 3-1 në udhëtim te Sassuolo – shënuan Rabiot, Ronaldo dhe Dybala.

Torino 0-7 Milan

Milani nuk gaboi dhe vazhdoi me objektivin, që është Liga e Kampionëve.

Në këtë mbrëmje shkëlqeu Ante Rebic me het-trik brenda 12 minutave në pjesën e dytë.

Derisa shënuan edhe Theo Hernandez dy gola, Brahim Diaz një dhe Franck Kessie një.

Atalanta 2-0 Benevento

Juve po shpreson që të rrëshqasin Napoli, Milani dhe Atalanta, por këtë xhiro fituan të tri skuadrat.

Atalanta e mundi 2-0 Beneventon dy xhiro pa përfunduar sezoni.

Atalanta tani ka 75 pikë në pozitën e dytë, aq sa Milani në të tretën, derisa në atë të katërt është Napoli me 73 pikë, një më shumë se Juventusi jashtë zonës Champions dy xhiro para fundit të sezonit.

Inter 3-1 Roma

Interi, me titullin në xhep, i ka shkaktuar telashe Romës, duke e mundur 3-1, për t’ia shuar ëndrrën që të luajë në Europa League sezonin tjetër.

Brozovic, Vecino dhe Lukaku shënuan për Interin, derisa për Romën shënoi Mkhitaryan.

Kështu, Roma sezonin tjetër mund të luajë në European Conference League, një garë e re e UEFA-s. /Gazeta Express/