“Juventusi ëndërron Champions Leaguen” - Gazeta Express
string(36) "juventusi-enderron-champions-leaguen"

“Juventusi ëndërron Champions Leaguen”

Gazeta Express

04/06/2020 23:25

Objektivi i Juventusit është Liga e Kampionëve.

Këtë vazhdon ta thonë vazhdimisht futbollistët e Jucventusit, i fundit është Sami Khedira.

Lexo Edhe:

Ai shpreson që me Cristiano Ronaldon në skuadër, Juve do të arrijë të triumfojë në Ligën e Kampionëve.

Gjermani tashmë e ka fituar një trofe të UEFA Champions League, në sezonin 2013/14 me Real Madridin.

“Ëndërroj që ta fitoj Ligën e Kampionëve me Juventusin. Iu afruam tri vite më parë me finalen kundër Real Madrid. Besoj se brenda pak viteve mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve me Juventusin, nuk është vetëm ëndrra ime, por e të gjithë fansave”, u shpreh ai.

Juve e ka fituar për herë të fundit këtë trofe në vitin 1996, duke e mposhtur Ajaxin me penallti në stadiumin Olimpico në Romë. /Gazeta Express/