Juventusi e përmbys rezultatin ndaj Lokomotiv Moscow me dy supergola të shpejtë


load
Gazeta Express
22 Tetor 2019 22:44

Juventusi e ka përmbysur rezultatin kundër Lokomotiv Moscow me dy gola të shpejtë, në një ndeshje të Ligës së Kampionëve që po zhvillohet momentalisht në Torino.

Paulo Dybala shënoi dy herë brenda dy minutave për ta kaluar Juventusin në epërsi 2:1, raporton Gazeta Express.

Së pari, argjentinasi shënoi një supergol në minutën e 77-të për 1:1 dhe pastaj realizoi për 2:1 vetëm dy minuta në vonë.

Te fundit


Kthehu lart