Juventusi e kërkon Coutinhon - Gazeta Express
string(28) "juventusi-e-kerkon-coutinhon"

Juventusi e kërkon Coutinhon

Gazeta Express

01/06/2020 13:25

Mesfushori brazilian mund të shkëmbehet me Miralem Pjanicin, i cili mund të përfundojë në Barcelonë

Juventusi është futur në garë për Philippe Coutinhon, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ylli brazilian është duke e kaluar këtë sezon në formë huazimi në Bayern Munich.

Gjatë verës ai pritet të rikthehet përkohësisht në Barcelonë.

E më pas, e përditshmja italiane “Tuttosport” shkruan se Coutinho mund të shkëmbehet me Miralem Pjanicin, i cili me këtë rast mund të përfundojë në “Camp Nou”.

Ish-futbollisti i Interit, Espanyolit e Liverpoolit pëlqehet edhe në Angli, ku e duan Chelsea e Manchester Unitedi. /Gazeta Express/