Juventusi e do rikthimin e Pogbas


Gazeta Express
8 Nëntor 2019 15:18

“Bianconeri” do të tentojnë ta transferojnë mesfushorin francez verën e ardhshme. Lojtarin e do edhe Real Madridi i Zinedine Zidanet

Juventusi është i interesuar për Paul Pogban, shkruan Gazeta Express.

“Bianconeri” do të tentojnë ta rikthejnë mesfushorin francez në Torino gjatë verës së ardhshme.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja italiane, “Tuttosport”.

Kampioni botëror me Francën e ka ndërmend të largohet nga Manchester Unitedi në fund të këtij sezoni.

Prandaj, në opsion të tij është rikthimi tek Bardhezinjtë.

Për Pogban interesim ka shfaqur edhe Real Madridi pasi atë e pëlqen tej mase trajneri Zinedine Zidane.

Klubi që dëshiron ta transferojë mesfushorin kualitativ duhet t’i paguajë 120 milionë euro.

Pogba nuk ka shkëlqyer sa duhet në eksperiencën e tij të dytë me “Djajtë e Kuq”. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart