Juventusi e ka zyrtarizuar zgjatjen e kontratës me Nicolo Fagioli deri më 2026 dhe ai mund të jetë startues këtë vikend në ndeshjen e parë të Serie A që Juventus e luan kundër Sassuolos
21 vjeçari është produkt i akademisë së Bardhezinjve dhe ka kaluar nëpër grupmoshat e klubit që nga viti 2015, duke luajtur për nivele të ndryshme përfshirë edhe skuadrën U23.
Ai shkëlqeu teksa ishte në huazim në Cromonese sezonin e kaluar, duke qenë lojtari kryesor që ata arritën të kalojnë në Serie A, pasi që siguruan vendin e dytë në Serie B.
Fagioli shënoi tre gola dhe bëri shtatë asiste në 33 paraqitje për Cromonese.
Kontrata e tij me Juventusin do të skadonte në verën e ardhshme, kështu që u arrit marrëveshja e re deri në qershorin e vitit 2026 ku Bardhezinjtë u siguruan që ai mos të largohet si lojtar i lirë.
Lajmet në Itali thonë se mesfushori i Italia U21 mund të jetë startues në ndeshjen e parë të trajnerit Max Allegri në Serie A për këtë sezon kundër Sassuolos.
Allegri nuk ka shumë opsione në mesfushë pasi që Paul Pogba është i lënduar dhe Adrien Rabiot i suspenduar – ai po ashtu mund të kalojë në United javën e ardhshme- teksa Arthur Melo nuk është më në planet e Juves. /GazetaExpress/