Juventus vendos për të ardhmen e Allegrit


Gazeta Express
16 Maj 2019 14:20

Juventusi ia ka ofruar Massimiliano Allegrit një ofertë të re për zgjatjen e kontratës aktuale deri në vitin 2021, me një rritje të vogël te pagës.

Sipas La Stampa, Allegri dhe presidenti i Juves, Andrea Angelli, mbajtën një takim shumë të gjatë mbrëmjen e së mërkurës, transmeton Gazeta Express.

Gazeta italiane shpjegon se Agnelli i ka ofruar Allegrit mundësinë për ripërtëritjen e kontratës, që do ta mbante atë në klub për edhe një sezon tjetër.

Ai do të përfitonte pagë më të lartë vjetore se 7.5 milionë euro që e merr aktualisht.

Qëndrimi i Allegrit pritet të rezultojë në largimin e Paulo Dybalas nga klubi, me Joao Cancelon dhe Miralem Pjanicin po ashtu në rrezik, për shkak se trajneri italian do të përgatisë një ndryshim të madh në skuadër. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart