Juventus – Milan, formacionet e mundshme - Gazeta Express

Sport

Gazeta Express

10/11/2019 11:13

Juventus – Milan, formacionet e mundshme

Sport

Gazeta Express

10/11/2019 11:13

Juventusi dhe Milani i kanë disa opsione për formacionet e para, për ndeshjen që nis sonte në orën 20:45 në Torino, në njërën anë për shkak të shqetësimeve për gjendjen fizike të lojtarëve e në anën tjetër shkaku i ndryshimit të skemës së lojës.

Juventusit i duhet një fitore për t’u kthyer në kreun e tabelës së Serisë A, pasi Interi e mposhti Veronan me rezultat 2:1 të shtunën, transmeton Gazeta Express.

Giorgio Chiellini është e vetmja mungesë për bardhezinjtë, bashkë me portierin e tretë Mattia Perin, mirëpo në skuadrën e Maurizio Sarrit ka disa dyshime.

Sarri tha se ai po priste rezultatet e testeve mjekësore për De Ligtin – i cili mungoi në ndeshjen e mesjavës kundër Lokomotivës së Moskës për shkak të kyçit të ndrydhur të këmbës – dhe Cristiano Ronaldon.

Ronaldo u zëvendësua në ndeshjen e Ligës së Kampionëve pasi që e pati një problem me gjurin. Megjithatë, nuk ka shumë gjasa që Sarri ta pushojë Ronaldon për këtë ndeshje, kështu që ish-sulmuesi i Milanit Gonzalo Higuain pritet të jetë partneri i tij në sulm, në vend të Paulo Dybalas.

Milani është pa Mateo Musacchion, Samu Castillejon dhe Fabio Borinin, përderisa Franck Kessie u la në shtëpi përkundër që nuk është i lënduar, pasi që sjellja e tij dhe forma fizike nuk i kanë bërë përshtypje trajnerit Stefano Pioli.

Edhe pse ai nuk e testoi skemën 3-4-2-1 në stërvitje, raportohet se Pioli do ta mbajë skemën 4-3-3 në Torino, stadium ky ku Milani i ka humbur tetë ndeshjet e fundit.

Formacionet e mundshme të të dyja skuadrave:

Juventus: Szczesny; Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Bernardeschi; Higuain, Cristiano Ronaldo

Milan: G Donnarumma; Conti, Duarte, Romagnoli, Theo Hernandez; Paqueta, Bennacer, Krunic; Suso, Piatek, Calhanoglu