Juventus iu bashkohet Manchester Cityt dhe Interit në garë për Alves


Gazeta Express
16 Korrik 2019 15:01

Juventusi iu është bashkuar Manchester Cityt dhe Interit në garë për ta transferuar Dani Alvesin si lojtar të lirë këtë verë.  

Goal bën të ditur se përfaqësuesit e mbrojtësit të djathtë brazilian kanë qenë në Torino të hënën, transmeton Gazeta Express.

Janë mbajtur bisedime për një kthim të mundshëm të 36-vjeçarit në Itali, i cili e kaloi sezonin 2016/17 në Juventus.

Mbrojtësi legjendar është lojtar i lirë pasi muajin e kaluar i skadoi kontrata me Paris Saint-Germainin.

Përveç Juventusit që është futur në garë tani, interesim për të kanë shprehur edhe Interi dhe Manchester City. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart