Juventus gati ta ngrijë Ramseyn nëse ai refuzon të largohet - Gazeta Express
string(59) "juventus-gati-ta-ngrije-ramseyn-nese-ai-refuzon-te-largohet"

Juventus gati ta ngrijë Ramseyn nëse ai refuzon të largohet

Futboll

Gazeta Express

25/01/2022 21:59

Aaron Ramsey vazhdon të hedh poshtë ofertat nga Crystal Palace, Newcastle United dhe Burnley, kështu që Juventus është gati ta ngrijë uelsianin nga skuadra

Mesfushori 31 vjeçar ka kontratë deri në qershor 2023, por nuk është pjesë e planeve të Max Allegrit dhe shumë pak është paraqitur këtë sezon.

Lexo Edhe:

Raportet thonë që disa skuadra nga Premier Liga vazhdojnë të jenë të interesuar për të, ku Newcastle, Crystal Palace dhe Burnley i janë ofruar por ai ka vazhduar që t’i refuzojë ato.

Sipas Il Bianconero, Juventusi janë aq të frustruar me këtë situatë saqë ata janë gati ta lënë në tribuna Ramsey për tërë pjesën tjetër të sezonit nëse ai nuk pranon të transferohet në janar.

Ata do ta largojnë atë nga lista e Ligës së Kampionëve, duke zëvendësuar emrin e tij me mbrojtësin Luca Pellegrini.

Pavarësisht vendimit ai që ai duhet ta marrë javën e ardhshme, Ramsey mund ta këtë luajtur ndeshjen e fundit të Juventusit.

Ai ishte transferuar nga Arsenali si lojtar i lirë më 2019 dhe ka një pagë të madhe që ka dështuar ta justifikoi, me vetëm 70 paraqitje duke shënuar gjashtë gola dhe bërë gjashtë asiste. /GazetaExpress/