Juventus, blerja e ardhshme varet nga Emre Can


Gazeta Express
25 Prill 2019 19:00

Objektivi kryesor i Juventus-it në merkaton e verës do të jetë të gjejë një qendërmbrojtës të ri. Një vendim që ka lidhje me moshën e titullarëve Bonucci dhe Chiellini, dhe me tërheqjen nga futbolli i luajtur i Barzagli-t. 

Pas konfirmimit të Rugani-t, Juventus duhet të gjejë një titullar të mundshëm, i cili do të marrë vendin e Benatia-s. Emrat në listën  e Paratici-t janë të shumtë, por shumë do të varet nga… Emre Can. 

Mes eksperimenteve që trajneri Allegri do të bëjë në ndeshjet e fundit të sezonit, në fakt, është edhe ai që të provojë ish-yllin e Liverpool-it në rolin e qendërmbrojtësit, një pozicion që lojtari e ka mbuluar për herë të parë kundër Atletico Madrid. 

Tani duhen konfirmime dhe, duke parë se titulli është fituar, sfidat kundër Inter, Roma, Atalanta, Sampdoria dhe Torino do t’i japin bardhezinjve informacionin e nevojshëm për të marrë një vendim përfundimtar.  

Nëse Can do ta kalojë provimin, atëherë Juventus mund të vihet në lëvizje për të një lojtar më pak të kushtueshëm, raporton telesport. Në këtë listë janë përfshirë emrat e Kostas Manolas, Samuel Umtiti dhe Stefan Savic.

Në të kundërt, do të kërkohet emri i madh, me De Ligt, Varane dhe Ruben Dias që janë në krye të listës.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart