Juve shpreson t'ia vazhdojë kontratën Higuainit - Gazeta Express
string(46) "juve-shpreson-tia-vazhdoje-kontraten-higuainit"

Gazeta Express

12/12/2019 16:16

Juve shpreson t’ia vazhdojë kontratën Higuainit

Gazeta Express

12/12/2019 16:16

“Bianconeri” janë mjaft të kënaqur me kontributin e sulmuesit argjentinas këtë sezon

Juventusi është duke e përgatitur një kontratë të re për Gonzalo Higuainin.

Lexo Edhe:

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi italian “Calciomercato”, përcjell Gazeta Express.

32 vjeçari po kalon formë të shkëlqyeshme në Torino dhe për këtë kampioni italian është i interesuar ta vazhdojë bashkëpunimin.

Përfaqësuesi argjentinas ka kontratë me Juven deri në vitin 2021, por “Bianconeri” e kanë bërë gati kontratën e re.

Higuain e kaloi sezonin e fundit në formë huazimi tek Milani e Chelsea, por këtë verë u rikthye në Torino dhe e ka bindur trajnerin Maurizio Sarri.

Juventusi po mendon t’ia ofrojë një rrogë më të ulët prej 7.5 milionë eurosh në vit.

Interesim për Higuainin ka shfaqur River Plate në Argjentinë. /Gazeta Express/