Juve merr frymë lirshëm, lëndimi i Pjanic nuk është serioz - Gazeta Express
string(57) "juve-merr-fryme-lirshem-lendimi-i-pjanic-nuk-eshte-serioz"

Gazeta Express

17/02/2020 17:59

Juve merr frymë lirshëm, lëndimi i Pjanic nuk është serioz

Gazeta Express

17/02/2020 17:59

Te Juventusi mund të marrin frymë lirisht.

Dëmtimi që pësoi Miralem Pjanic në sfidën ndaj Brescias nuk është aq serioz sa dukej dhe trajneri Maurizio Sarri do ta ketë shumë shpejtë në dispozicion mesfushorin boshnjak.

Lexo Edhe:

Pjanic nuk ka pësuar asnjë dëmtim muskular siç u aludua fillimisht dhe gjasat janë që të mungojë vetëm në takimin e kësaj fundjave ndaj Spal në Serie A, pasi për takimin e parë në Champions League ndaj ish-skuadrës së tij Lyon do të jetë gati ashtu si edhe për sfidën e madhe të 1 marsit në Serie A ndaj Interit.

Nuk përjashtohet as mundësia që Pjanic të jetë gati që për takimin ndaj Spal.