Juve e ofron Bernardeschin për Jorginhon - Gazeta Express
string(40) "juve-e-ofron-bernardeschin-per-jorginhon"

Juve e ofron Bernardeschin për Jorginhon

Gazeta Express

02/06/2020 13:22

“Bianconeri” janë të gatshëm të heqin dorë nga mesfushori italian për futbollistin e Chelseat

Juventusi është i gatshëm të heq dorë nga Federico Bernardeschi vetëm për të arritur deri tek Jorginho.

Lexo Edhe:

Mesfushori i Chelseat është bërë objektiv i “Bianconeri” dhe kampioni italian po e shikon mundësinë se si të arrijë deri tek ish-futbollisti i Napolit.

Portali italian “Calciomercato” shkruan se Bardhezinjtë do t’ia ofrojnë klubit anglez Bernardeschin në këmbim të futbollistit me prejardhje braziliane, përcjell “Gazeta Express”.

Trajneri Maurizio Sarri është i uritur të punojë përsëri me Jorginhon, me të cilin kishte punuar në Napoli dhe në Chelsea.

“Blues” i kërkojnë 40 milionë euro për mesfushorin kualitativ.

Bernardeschi nga ana e tij nuk po arrin ta zë një vend titullari në “Allianz Stadium” dhe mund të largohet këtë verë prej aty. /Gazeta Express/