Juve duhet ta harrojë Ansu Fatin, e blindon Barcelona - Gazeta Express
string(52) "juve-duhet-ta-harroje-ansu-fatin-e-blindon-barcelona"

Juve duhet ta harrojë Ansu Fatin, e blindon Barcelona

Gazeta Express

28/05/2020 21:45

Ansu Fati nuk do të largohet nga Barcelona.

Klubi katalan ka bllokuar “xhevahirin” e tij (i lindur në vitin 2002), duke saktësuar se sulmuesi nuk do të përfshihet në asnjë shkëmbim.

Lexo Edhe:

Gazeta “Sport” shkruan se sulmuesi kërkohet nga disa klube. Mes tyre është edhe Juventusi, që pas refuzimit të Arthurit ka hedhur sytë nga adoleshenti i Barçës, të cilin dëshiron ta përfshijë në marrëveshjen e mundshme për Pjanicin.

Në këtë pikë, të dy klubet do të duhet të gjejnë marrëveshje të tjera për të lehtësuar transferimin e Miralem Pjanicit, të cilin trajneri Quique Setien e pëlqen shumë.

Nga ana tjetër, Maurizio Sarri ëndërron Jorginhon, me të cilin ka punuar fillimisht te Napoli e më pas te Cheslea.

Jorginho shihet si zëvendësuesi më i mundshëm për Pjanicin, që duket se karrierën do ta vazhdojë në Barcelonë. /Gazeta Express/