Jusuf Buxhovi: Lufta e UÇK-së nuk ka qenë e pastër


Gazeta Express
11 Korrik 2019 20:28

Historiani Jusuf Buxhovi, u ftua të flas rreth disa temave shumë të ndishme për opinionin publik. Kryesisht u diskutua rreth vrasjes së 102 anëtarëve të LDK’së pas luftës dhe marrjen e pushtetit nga UÇK’ja pas luftës e cila po konsiderohet se ishte një puç.

Në intervistë e sipër, Buxhovi tha se UÇK’ja nuk ishte e pastër sepse janë vrarë mbi 100 zyrtarë të LDK’së

“UÇK’ja nuk ka qenë e pastër. Ka qenë e drejtë, por ka pasur shumë gjëra të këqija. Janë vrarë mbi 100 zyrtarë të LDK’së”, ka thën Buxhovi në Rubikon.

Shkrimtari Buxhovi gjithashtu ka komentuar edhe ndërkombëtarët dhe rezolutën 1244.

“Në Kosovë ka ndodh një fenomen shumë interesant sepse faktori ndërkombëtarë është kujdes që Rezoluta 1244 të sjellë një infrastrukturë demokratike në një shtet të lirë ku çlirimi të kthehet në liri dhe çlirimi të kapet nga çlirimtarët dhe për këtë fajin më të madh e kanë faktori ndërkombëtar”, ka shtuar Buxhovi.

Te fundit


Kthehu lart