Justin Trudeau i Kanadasë përkulet në gjunjë për ta nderuar George Floyd-in - Gazeta Express
string(77) "justin-trudeau-i-kanadasee-perkuleet-ne-gjunje-per-ta-nderuar-geroge-floyd-in"

Gazeta Express

06/06/2020 12:24

Justin Trudeau i Kanadasë përkulet në gjunjë për ta nderuar George Floyd-in

Gazeta Express

06/06/2020 12:24

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, është përkulur në gjunjë gjatë një proteste në Otavë të premten.

Veprimi solidarizues i shefit të qeverisë kanadeze erdhi pasi më herët kishte refuzuar të tregonte nëse do të merrte pjesë në protestë. Sidoqoftë, ai u paraqit para ndërtesës së kuvendit me një maskë të zezë në fytyrë dhe i rrethuar nga truprojat.

Lexo Edhe:

Ai nuk foli në këtë paraqitje, ndonëse duartrokiti. Sidoqoftë, ai tha “amen” pasi një folës në protestë foli për dashurinë dhe drejtësinë, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Ndonëse protestuesit amerikanë kanë marrë përkrahje nga figura të famshme, liderët botërorë kanë qenë mjaft të heshtur.

Njerëzit e mbledhur në Otavë qëndruan gjithashtu të heshtur për gati nëntë minuta – kohë e barabartë me periudhën gjatë së cilës një ish-polic amerikan ia mbajti gjurin mbi qafë afrikano-amerikanit George Floyd.

Floyd vdiq të hënën e 25 qershorit në duart e policisë. Vdekja e tij ka nxitur protesta masive në mbarë Shtetet e Bashkuara si dhe protesta solidarizuese në disa shtete të tjera të botës.