Juristët: Vullneti i 6 tetorit nuk ndryshohet as me ndryshime kushtetuese - Gazeta Express
string(72) "juristet-vullneti-i-6-tetorit-nuk-ndryshohet-as-me-ndryshime-kushtetuese"

Juristët: Vullneti i 6 tetorit nuk ndryshohet as me ndryshime kushtetuese

Gazeta Express

02/04/2020 7:08

Qëndrime kontradiktore kanë shfaqur subjektet politike sa u përket veprimeve që duhet ndërmarrë pas mocionit ndaj Qeverisë Kurti, në konsultat e nisura nga presidenti Hashim Thaçi.

Me përjashtim të kryeministrit në detyrë, të gjitha subjektet e tjera kërkojnë shmangien e zgjedhjeve dhe krijimin e një qeverie të re, derisa të tejkalohet situata me pandeminë e koronavirusit, shkruan KOHA.

Lexo Edhe:

Madje, partneri i deritashëm i Kurtit, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se me 82 vota mund ta ndryshojnë edhe Kushtetutën, lëre më të krijojnë qeveri. Por, sipas njohësve të Kushtetutës, ndryshimet eventuale nuk mund t’i prekin zgjedhjet e 6 tetorit, ku Lëvizja Vetëvendosje doli subjekti i parë.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, edhe pse i ka shkuar në takim Thaçit, para dhe pas tij i është drejtuar edhe me letra, për t’ia qartësuar se ata mund të diskutojnë vetëm për shpërndarjen e Kuvendit dhe caktimin e datës së zgjedhjeve.