Junik: Katër persona i dalin në pritë, e godasin me çekan dhe e gjuajnë me armë


load
Gazeta Express
15 Tetor 2019 13:04

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Junik. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndodhur një vrasje në tentativë.

Viktima ka raportuar në Policinë e Kosovës se katër persona të armatosur kanë dalë prej një veture me targa vendore dhe dy prej të dyshuarve me armë kanë shtënë në drejtim të tij, shkruan në raportin e Policisë.

Ndërkaq njëri prej të dyshuarve me çekan e ka goditur viktimën disa herë, duke i shkaktuar lëndime trupore në dorë, këmbë dhe shpinë.

Në vendin e ngjarjes njësitë policore gjatë ekzaminimit kanë gjetur 11 gëzhoja të revoles kalibri 9 mm dhe katër gëzhoja të armës AK-47.

Nuk dihet motivi i rastit, të dyshuarit për viktimën janë persona të panjohur.

Viktima pas marrjes së ndihmës së parë është dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman të mëtutjeshëm.

Te fundit


Kthehu lart