Juncker: Shqipëria ka bërë përparime, por s’ka negociata në qershor


Gazeta Express
13 Qershor 2019 11:52

Kreu i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker përsëriti sot se negociatat për Shqipërinë nuk do të hapen në qershor.

Sipas tij Shqipëria ka bërë një progres të konsiderueshëm në rrugën e saj drejt BE-së, por date fundit e qershorit është shumë afër.

“Ky është një testament i vendosmërisë e forcës së popullit shqiptar si dhe angazhimit personal të kryeministrit ndaj reformave.

88% e qytetarëve shqiptarë kanë ndjesi pozitive për bllokun europian dhe 92% e mbështesin objektivin e anëtarësimit, çka e bën Shqipërinë një prej vendeve europiane me përkrahjen më të fortë për BE-në. Duke cituar raportin pozitiv të komisionit europian, numri një i tij theksoi se Shqipërisë i duhet dhënë drita jeshile për nisjen e negociatave, nisur dhe nga fakti që çdo vendim i tillë bazohet në merita e rezultate të prekshme në fusha të caktuara”, tha ai.

Sipas Junckerit, ka disa pengesa që duhet kapërcyer sepse disa vende anëtarë të bllokut nuk janë në favor të një lëvizjeje të tillë.

“Puna nuk përfundon në qershor, pavarësisht vendimit të këshillit të ministrave”, shtoi Juncker.

Një nga gjërat që po shkakton shqetësim aktualisht në BE është situata aktuale politike, pas njoftimit të presidentit Meta se do të anulojë zgjedhjet e 30 qershorit. Kreu i KE-se tha se njerëzve nuk u duhet ndaluar ushtrimi i të drejtave të tyre demokratike. “Nuk ia bllokon dot popullit shqiptar mundësinë për tu shprehur; mendoj se zgjedhjet duhet të zhvillohen sipas planit. Nëse jo, kjo mund ta shtyjë perspektivën europiane të Shqipërisë, theksoi Juncker.

Te fundit


Kthehu lart