Julian Brand dëshpëron Milanin - Gazeta Express
string(30) "julian-brand-deshperon-milanin"

Futboll

Gazeta Express

28/07/2021 23:25

Julian Brand dëshpëron Milanin

Futboll

Gazeta Express

28/07/2021 23:25

Emri i Julian Brand është lidhur me Milanin në ditët e fundit. Lojtari i Dortmund është një nga alternativat e kuqezinjve për zëvendësuesin e Hakan Calhanoglu, i cili u transferua tek Interi si lojtar i lirë

Julian Brand nuk e ka ndërmend të lëvizë nga Borussia Dortmundi.

Lexo Edhe:

Milani është duke kërkuar mesfushorin për të zëvendësuar të larguarin, Hakan Calhanoglu, i cili u transferua tek Interi.

Megjithatë, Brand duket se e ka të qartë ku do të luajë sezonin tjetër.

25-vjeçari gjerman ka thyer heshtjen, duke deklaruar se nuk ka ndërmend të largohet nga “Signal Iduna Park” dhe dëshiron të respektojë kontratën me Dortmund (2024).

Për shërbimet e tij raportohet se interesohet edhe Lazio.

“Sigurisht që është diçka e bukur kur klube të tjera interesohen për ty. Nga ana ime, megjithatë, kurrë nuk ka pasur asnjë shenjë që unë po mendoj të transferohem. Nuk besoj se këtë vit do të luaj diku tjetër dhe jo te Dortmund”, deklaroi lojtari. /Gazeta Express/