Julian Assange u arrestua, por pse Chelsea Manning po mbahet ende në burg?


Gazeta Express
22 Prill 2019 19:29

Chelsea Manning, është gruaja e cila e ndihmoi Julian Assange, që t’i hakojë kompjuterët e qeverisë, dhe prej ku janë marrë shumë informacione sekrete të SHBA’së, të cilat më pas u publikuan në WikiLeaks.

Ajo u arrestua në fillim të muajit mars, pasi refuzoi që të dëshmojë në gjykatë kundër Assange dhe WikiLeaks.

Chelsea Maning e humbi apelin të hënën, sipas të cilit kërkonte që të dilte nga burgu, duke e konsideruar se arrestimi i saj është i padrejtë.

Fakti që Manning është ende në burg, është sinjali më i qartë se prokurorët federal, janë ende duke e hetuar Assangin dhe WikiLeaksin, duke kërkuar për akuza të reja, të cilat do të përdoreshin në kërkesën e ekstradimit.

Assange ishte arrestuar në Britani të Madhe, më saktësisht, në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Gjykatësit ia refuzuan apelin e Manningit për ta liruar nga burgu, duke thënë se “nuk gjetën ndonjë gabim tek vendimi i gjykatës së qarkut”. Madje gjykata ia mohoi asaj të drejtën që të lirohet me kusht.

Assange u zotua që t’i luftojë kërkesat e qeverisë amerikane, sipas të cilave, Assange duhet të ekstradohet në SHBA, dhe pse kjo e fundit vetëm e ka paralajmëruar një kërkesë të tillë, për shkak se zyrtarisht ende nuk e kanë bërë.

E fakti që Britania e Madhe, ende nuk e ka marrë një kërkesë zyrtare nga SHBA’ja, tregon se Maninng po mbahet në mënyrë që prej saj të marrin më shumë informacione, që do të shërbenin si fakte ndaj kërkesës për ekstradim.

Manning, ishte një analiste e inteligjencës ushtarake amerikane, dhe është burgosur prej datës 8 mars, kur një gjykatës federal në Virxhinia, lëshoi urdhër arrest, me arsyen se ajo ka refuzuar të jap dëshmi ndaj Assangit dhe WikiLeaks.

Te fundit


Kthehu lart