Tentoi ta ndalë rivalin duke e gjuajtur me top shtesë, liga maqedonase bëhet virale - Gazeta Express
string(82) "tentoi-ta-ndale-rivalin-duke-e-gjuajtur-me-top-shtese-liga-maqedonase-behet-virale"

Tentoi ta ndalë rivalin duke e gjuajtur me top shtesë, liga maqedonase bëhet virale

Gazeta Express

26/02/2020 10:21

Liga e Parë e Maqedonisë e solli një taktikë të re e të çuditshme për ta ndalur kundërshtarin gjatë një aksioni të sulmit, në ndeshjen mes Makedonija Gjorce Petrov dhe Akademija Pandev javën e kaluar.

Futbollisti i Akademija Pandev, Stefan Kostov, tentoi ta ndalë aksionin e ekipit kundërshtar duke ia gjuajtur në këmbë lojtarit rival një top shtesë, gjatë përballjes në Ligën e Parë të Maqedonisë të dielën e kaluar, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Mbrojtësi në fjalë u ndëshkua me karton të kuq për veprimin e tij, pasi që ai kishte tentuar t’ia heqë kundërshtarit topin nga këmbët duke ia goditur me një top tjetër – gjë të cilën s’e kishte arritur.

Makedonija Gjorce Petrov arriti ta fitojë ndeshjen me rezultat 1:0, falë një goli të shënuar në momentet e fundit të ndeshjes. /Gazeta Express/