Raste të reja të dyshuara me koronavirus në QKUK - Gazeta Express
string(49) "raste-te-reja-te-dyshuara-me-koronavirus-ne-qkukk"

Raste të reja të dyshuara me koronavirus në QKUK

Gentiana Hasani

26/02/2020 10:20

Disa raste të reja janë raportuar në QKUK lidhur me dyshimet për koronavirus. Analizat e tyre pritet të publikohen së shpejti, raporton Gazeta Express.

Burimet e Express-it kanë konfirmuar se në këtë klinikë janë paraqitur edhe disa raste të tjera me dyshimet se pacientët janë prekur me koronavirus.

Lexo Edhe:

Për këtë, zyrtarë në QKUK kanë thënë se së shpejti lëshojnë komunikatë për media.

Dje gjatë ditës u raportuan tri raste të dyshuara me koronavirus, por më pas rezultatet e të tria rasteve dolën negative.