“Ju kërkojmë ndjesë” Ikin dritat në premierën e filmit të Ermal Mamaqit - Gazeta Express
string(69) "ju-kerkojme-ndjese-ikin-dritat-ne-premieren-e-filmit-te-ermal-mamaqit"

Gazeta Express

29/01/2020 22:52

“Ju kërkojmë ndjesë” Ikin dritat në premierën e filmit të Ermal Mamaqit

Gazeta Express

29/01/2020 22:52

Premiera e filmit të Ermal Mamaqit, “I love Tropoja” është shoqëruar me prostesta dhe incidente. Teksa vetë komediani priste që salla e pallatit të Kongreseve të mbushej plot emocione, ka ndodhur komplet e kundërta.

Përveç fletushkave që u hodhën në pallat, kundër kryeministrit Edi Rama që luajti në këtë film, të gjithë që kishin shkuar të ndiqnin premierën, mbetën në errësirë. Kjo pasi, shkëputja e energjisë elektrike që përfshiu të gjithë Tiranën, ka ndodhur pikërisht në orarin që pritej transmetimi për herë të parë i filmit të Mamaqit.

Lexo Edhe:

“Po bie një shi i dendur dhe pallatit të Kongreseve i kanë ikur komplet dritat. Ju kërkoj shumë ndjesë por për pak sekonda do kthehet gjithçka në normalitet,”- dëgjohet të thotë Ermali./dosja