‘Ju kërkoj falje të gjithëve’, Vesa Luma jep lajmin prekës


Gazeta Express
8 Gusht 2019 8:32

Për një periudhë Vesa Luma u shkëput nga muzika dhe u shpërngul për në Zelandën e Re. Vetëm në muajin Mars ajo erdhi me një projekt të ri të titulluar “S’paska qenë e shkrume” në bashkëpunim me Denik Prizrenin. Ajo iu dha fjalën fansave të saj se tani që u rikthye në muzikë, do të vinte me më shumë projekte.

Gjithsesi, Vesa nuk duket se ka në plan ndonjë projekt të ri muzikor dhe kjo jo se ajo kërkon të zhgënjejë fansat por siç e ka bërë të ditur me anë të një postimi, ajo thjesht nuk ka frymëzim për momentin. Në InstaStoryn e saj, Vesa ka ndarë një shkrim mjaft të sinqertë e të ndjerë për fansat, ku iu kërkon falje për mosaktivizimin me ndonjë projekt të ri, si dhe iu shpjegon arsyet për këtë mungesë frymëzimi.

“Dua t’ju kërkoj falje të gjithë ju që më shkruani e prisni të lançoj projektet e premtuara, por t’ju them të drejtën dhe të tregohem shumë e sinqertë nuk më vjen frymëzim në asnjë moment… Besoj janë shumë faktor që po ndikojnë në këtë gjendjen time. Nga fillimi i jetës së re, për të cilën tashmë jeni në dijeni, e deri tek mundimi i madh për të kuptuar tendencat e çuditshme shqiptare që të japin një presion për të nxjerrë nga 10 këngë në vit, investime të cilat barazohen me 0, ngaqë sipas 98% të rasteve as do të mbahen mend vitin tjetër e lëre më të jetojnë gjatë. Unë gjithë jetën kam jetuar nga fryma e muzikës, por kësaj here nuk dua të më marrë përpara euforia e të jem përsëritëse e gjërave që kam bërë tani e përpara shumë viteve. Dua të gjej një ekuilibër mes gjithë këtyre gjërave, gjë që nuk është e lehtë për mua, por është tepër e rëndësishme për mua të gjej drejtimin e duhur për t’i vënë gjërat aty ku duhet të jenë, me profesionalizëm e dashuri. Faleminderit që shtoheni çdo ditë e më shumë, pavarësisht ‘hallakatjeve’ të mendjes sime për momentin. Do të mundohem të mos ju zhgënjej. Faleminderit”, ka shkruar këngëtarja duke i sqaruar fansat në mënyrën më të mirë të mundshme, duke i falenderuar dhe duke iu premtuar se nuk do t’i zhgënjejë.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart