Ju kall apartamenti, po Françeskës aq i bën – shijon rrezet e diellit - Gazeta Express
string(66) "ju-kall-apartamenti-po-franceskes-aq-i-ben-shijon-rrezet-e-diellit"

Yjet

Gazeta Express

23/06/2025 20:05

Ju kall apartamenti, po Françeskës aq i bën – shijon rrezet e diellit

Yjet

Gazeta Express

23/06/2025 20:05

Vetëm pak ditë pasi finalizoi blerjen e një apartamenti luksoz në zonën ekskluzive të Lake View në Tiranë, Françeska Murati – ish-banore e “Big Brother VIP Albania” – u përball me një ngjarje tronditëse.

Një zjarr përfshiu apartamentin e saj, duke shkaktuar dëme materiale. Pamjet që qarkulluan në rrjet treguan flakë që dilnin nga ballkoni dhe tym të dendur që përhapej në katin përkatës. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por investimi i saj prej afro 500 mijë eurosh u dëmtua.

Megjithatë, Françeska duket se nuk e ka lejuar që kjo ngjarje t’i prishë qetësinë. Ditën e sotme, ajo është ‘bërë e gjallë’ në rrjete sociale, duke ndarë një story nga bregdeti i Dhërmisë.

Në postim shihet duke shijuar ditët e nxehta të verës pranë detit, çka tregon se po kalon kohë për vete dhe është përpjekur të qëndrojë larg stresit që mund të shkaktojë një situatë e tillë.

Ky reagim ka ngjallur reagime të ndryshme në rrjet, ku ndjekësit kanë komentuar mbi qasjen e saj ndaj një ngjarjeje kaq serioze. /Prive By Liberta Spahiu