Shumë qytetarë shqiptarë kanë hasur në probleme në bankat e vendit apo institucione të tjera financiare për shkak të skadimit të kartave të identitetit apo pasaportës.
Mbi këtë çështje, kryeministri Rama ka përcjellë në rrjetin social një njoftim, ku thuhet se kartat e identitetit (të skaduara apo jo) janë të gjitha të vlefshme. Rama shton se qytetarëve u duhet thjesht të printojnë një çertifikatë nga e- Albania. Çertifikata në fjalë do të kërkohet nga bankat e nivelit të dytë, në kushtet kur karta ID ka skaduar.
POSTIMI I RAMËS:
? U LUTEM TË GJITHË ATYRE QË ANKOHEN, PYESIN, KOMENTOJNË E MADJE EDHE SHAJNË(!), SE DUAN TË SHKOJNË NË BANKË DHE I KANË KARTAT ID JASHTË AFATIT, TË MOS PËRTOJNË TË LEXOJNË KËTË SHKRESË SE TEK E TEK TË GJITHËVE NUK U SHPJEGOJ DOT TË NJËJTËN GJË!
? ID KONSIDEROHEN TË GJITHA TË VLEFSHME, MJAFTON TË PRINTONI NGA KOMPJUTERI JUAJ APO NË KOMPJUTERIN E BANKËS NJË ÇERTIFIKATË TË FRESKËT NGA e-albania
? AMAN DERMAN LEXOJENI