“Ju ftoj për reformën zgjedhore” Basha i përgjigjet letrës së Ramës: Nuk bëhet reformë me Damian Gjiknurin


Gazeta Express
18 Shtator 2019 15:49

Kreu i PD Lulzim Basha i është përgjigjur ftesës publike që kryeministri Rama i drejtoi atij dhe krerëve të partive politike opozitare.

Basha deklaroi se një ftesë e tillë për reformën zgjedhorë në kushtet kur kryetar i komisionit të saj është Damian Gjiknuri, duket më shumë si një provokim e tallje me opozitën. Basha më tutjë është shprehur se prioriteti i PD-së është zgjidhja e krizës politike.

Basha: Sot prioritet është zgjidhja e krizës, kriza ekonomike nuk zgjidhet vetem me krizën politike, zgjidhja e krizës politike është prioritet absolut i PD opozitës së bashkuar, krizen
nuk e ka shkaktuar kodi zgjedhor, kushtetuta dhe ligjet e Shqipërisë, ato s’janë përgjegjëse per Kajmakun, Babanin, Pjetrin, as për vjedhjen e votave në zgjedhjet moniste të 30 qershorit.

Nuk mund të fshihemi pas letrave dhe kërkesave të pa sinqerta dhe provokimeve të rënda, ftesës nga një individ, i dyshuar kryesor për dosjen 184. Nëse ideja për Kodin Zgjedhor përfshin Gjiknurin, të ftojnë Avdylajt, Shullazin, Ymer Lalën dhe të tjerë se kjo është një tallje. Reforma zgjedhore është shumë e rëndësishme, opozita ka dy vite që ka përgatitur një platformë, duhet të përfshirë transformim të thellë politik, ta çojë vendimmarrjen te qytetarët, këtu kam hapat e forcimit të demokracisë përfaqësuese dhe të forcojmë mekanizmat që jo një njeri i vetëm të kapë të gjitha institucionet.

Basha gjithashtu ka folur në lidhje me ftesën e bërë nga prezenca e OSBE për reformën zgjedhore, e cila i kërkoi të gjitha palëve të ulen në një tryezë për të kryer sistemin e ri zgjedhor. Kreu i demokratëve ka ironizuar drejtuesin e OSBE-së në Tiranë, duke thënë se ende nuk kemi dëgjuar asnjë fjalë në lidhje me raportin që përcolli misioni i OSBE/ODIHR për zgjedhjet më 30 qershor, apo edhe për kryebashkiakët me rekorde kriminale.

Basha: Sa i përket OSBE-së në Tiranë, pres që të shprehet për raportin e OSBE-së, tre kryebashkiakët me rekorde kriminale dhe shkeljet e rënda të Kushtetutës. Nuk kemi dëgjuar asgjë nga OSBE-ja, por kjo është dicka përtej mandatit dhe gjykimit tim.

Në fund të fjalës së tij Basha premtoi se opozita shumë shpejt do të shpalosë të gjithë platformën e saj.

Basha: Opozita ka përgatitur një platformë për reformën zgjedhore, një transformim të thellë politike ta cojë vendimarrjen te qytetarët shqiptarë, dhe e dyta të krijojë mekanizmat me anë të cilave kurrë më mos përsëritet një situatë e tillë që të kapen institucionet.

Në këtë kuadër opozita po përgatit platformën. Pra po, ne jemi të vendosur dhe reforma zgjedhore ka rëndësinë e saj por zgjidhja e krizës kërkon vullnet politik, provokime të tilla, përfshirja në reformn zgjedhore e nje te dyshuari, tregojnë mungesën e vullnetit politik

Te fundit


Kthehu lart