Joshua frikësohet se një humbje tjetër ndaj Ruiz do t’ia prishte trashëgiminë


Gazeta Express
20 Nëntor 2019 23:25

Anthony Joshua thotë se nuk do të jetë aspak i lumtur me trashëgimin e vet në boks, nëse dështon të bëhet kampon bote përsëri.

30-vjeçari nga Britania e Madhe i humbi tre titujt e botës në qershor, kur u mposht nga Ruiz në një meç që tronditi botën. Ata do të luftojnë përsëri më 7 dhjetor në Arabinë Saudite, transmeton Gazeta Express.

Joshua ka thënë për BBC se i di problemet që çuan në humbjen e tij tronditëse dhe shpjegoi se ka ushtruar lëvizje shumë më të mira për rimeçin e muajit të ardhshëm.

“Nuk e di nëse do të isha i kënaqur nëse nuk i fitoj këta tituj. Për mua, si burrë, titujt kanë rëndësi më shumë se çdo gjë tjetër”, tha Joshua.

I pyetur nëse trashëgimia e tij varet nga ky meç, Joshua tha: “Kur gjithçka të përfundojë dhe kur unë t’i vendos dorëzat në gozhdë, atëherë mund të debatojmë për trashëgiminë time”.

Por i pyetur nëse do të ishte i kënaqur me trashëgimin e tij si një herë kampion bote në kategorinë e rëndë, ai u përgjigj shkurtër: “Jo”.

“Do ta rrah Andyn. Më 8 dhjetor do të më bëni pyetje plotësisht tjera”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart