Jonuz Salihaj akuzon Ahmet Isufin se i kërkoi favore për punësim


Gazeta Express
24 Prill 2019 18:02

Këtë të mërkure në Frontal i ftuar ishte Jonuz Salihu, i cili gjatë ditës dha dorëheqje nga AAK.

Salihu ka hedhur akuza të rënda në adresë të ish-partisë së tij dhe kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ish-anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se shumë zyrtarë të partisë së tij i kërkuan favore.

“Kanë ardhur asamblistë, zyrtarë komunal, nga Zyra e Kryeministrit, shoferët e deputetëve për të kërkuar favore të ndryshme. Por asnjërën nuk ua plotësova”, tha Salihu në Frontal.

Më tutje ai ka deklaruar se Ahmet Isufi dhe shoferi i tij i kërkuan favore për punësime.

“Ka kërkuar favore Ahmet Isufi. Për çdo ditë shoferi i tij ishte në zyrën time, me kërkesën për t’ia punësuar të afërmit me fakultet privat në arsim. Një gjë e tillë është e ndaluar me ligj”, shtoi Salihaj.

Ndërkaq, ish-drejtori i Arsimit në Prishtinë ka treguar në emisionin Frontal edhe për një kërkesë që i erdhi nga një anëtar i Zyrës së Kryeminsitrit.

“Erdhi një grua nga zyra e Kryeminsitrit dhe më kërkoi t’ia regjistrojë vajzën që ishte e 51-ta në listën e pritjes në shkollën e Mjekësisë. I thash se po e keqpërdorë Zyrën e Kryeministrit”, ka deklaruar Salihaj.

Ai ka thënë se në partinë e Kryeministrit Ramush Haradinaj ka shumë dallaveraxhi, por edhe njerëz parimor. /Express/

Te fundit


Kthehu lart