Johnson thotë se Britania e Madhe mund t’u bashkëngjitet sulmeve ushtarake kundër Iranit


Gazeta Express
23 Shtator 2019 12:21

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka fajsuar Iranin për sulmet ndaj rafinerive të naftës në Arabinë Saudite. Kjo ka ardhur një javë para takimin me presidentin Iranian, Hassan Rouhani, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB’së.

Johnson tha që Britania e Madhe ia hedh fajin Republikës Islamike të Iranit dhe se aksionet ushtarake nuk mund të anashkalohen.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Arabia Saudite tashmë e kanë akuzuar Iranin për sulmin e 14 shtatorit ndaj prodhuesit më të madh të naftës në botë.

Por Teherani vazhdimisht i ka mohuar akuzat.

Irani këtë javë ka mbajtur paradë ushtarake, ku edhe lideri i saj Rouhani e ka paralajmëruar Perëndimin që të qëndrojë larg rajonit të Lindjes së Mesme, transmeton Gazeta Express.

Te fundit


Kthehu lart