Johnson pritet që ta paralajmërojë Gjermaninë dhe Francën se Brexit nuk kthim mbrapa


Gazeta Express
17 Gusht 2019 23:32

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, do t’i thotë presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, se parlamenti britanik nuk mund ta ndal Brexitin. Këtë e kanë mësuar burimet e gazetës britanike, The Sunday Telegraph.

“Këtë javë, Johnson do të udhëtojë për në Gjermani dhe Francë që të insistojë tek Macroni dhe Merkel që Parlamenti nuk mund ta ndalë Brexitin” shkruan gazeta.

“Johnson pritet që t’i thotë se ata kanë dy muaj që të pajtohen për një marrëveshje, e cila edhe sikur të mos ndodhë, Britania do të dalë” shkruan Th Sunday Telegraph, transmeton Gazeta Express.

Boris Johnson u zgjodh kryeministër i Britanisë së Madhe këtë vit. Ai ishte udhëheqësi i fushatës për daljen e vendit nga Bashkimi Evropian. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart