John Lennon shkroi hitin e David Bowie, madje këndoi zë përcjellës i tij - Gazeta Express
string(71) "john-lennon-shkroi-hitin-e-david-bowie-madje-kendoi-ze-percjelles-i-tij"

Arte

Gazeta Express

21/09/2021 1:11

John Lennon shkroi hitin e David Bowie, madje këndoi zë përcjellës i tij

Arte

Gazeta Express

21/09/2021 1:11

John Lennon punoi së bashku me David Bowie, për ta ndihmuar që të kompozoi njërën prej këngëve më të shitura të yllit në të gjitha kohërat. Ai shkoi bashkë të incizonte me të në studio

David Bowie dhe John Lennon u takuan për herë të parë më 1974 në New York. Pasi u njoftuan, dyshja planifikuan që të takohen edhe njëherë tjetër dhe gjatë një sesioni “jam” kreativiteti i tyre doli në pah. Një vit më vonë, më 1975, Bowie dhe ish anëtari i Beatles incizuan njërën prej këngëve më të mira të tij nga albumi i nëntë, “Young Americans”. Në këtë ditë, më 20 shtator të vitit 1975, Bowie arrin vendin e parë në “Billboard Hot 100”.

Lexo Edhe:

Lennon, bashkë me muzikantin Carlos Alomar, ishin në skuadër me Bowie për ta kompozuar hitin e këtij albumi me titullin “Fame”.

“Kur ne ishim në studio me John Lennon, pyeta Carlosin: Çfarë ishte ajo melodi që kishe? Gjithçka filloj nga aty”.

Pasi e përpunuan muzikën, Lennoni e shtyu Bowien për të kompozuar një këngë për vështirësitë e jetës së tij në atë kohë.

“Ne po bisedonim për menaxhimin dhe kjo doli nga aty”, tregon Bowie.

“Lennon po me tregonte: ‘Ju duhet të largoheni nga menaxheri aktual’”, thotë duke buzëqeshur Bowie.

“Vija praktikisht ishte kështu. John ishte një tip djali që ishte shumë i hapur me mua dhe praktikisht me tha që tërë menaxherat janë bërllok”.

Lennon po ashtu bëri back vokalët për këngën Fame.

Më së shumti, zërin e tij mund ta dëgjoni në momentet e fundit të këngës, ku ai këndon “fame” vazhdimisht në nota të ndryshme.

“Fame” ishte një hit për Bowie dhe arriti në vendin e parë në US Billboard Hot 100.

Ajo u bë hiti më i madh i yllit në atë kohë dhe ishte në pozitën e shtatë nga “single” më të shitur më 1975, transmeton GazetaExpress.

Lennon jo vetëm që e ndihmoi Bowien për ta krijuar këngën e gjeneratës, por ai po ashtu e shtyri atë që të jetë pronar i kreativitetit të vetë.

“Fillova të kuptoj që nëse je i mençur, ju e dini edhe pasurinë tuaj dhe nëse jeni kreativ, ju e dini çfarë dëshironi që të bëni dhe ku dëshironi që të shkoni në këtë rrugë”.

Lennon po ashtu i dha Bowiet disa këshilla të rrepta që të jetë kompozitor pasi që ata u bën shok të ngushtë.

“E pyeta Johnin një ditë: Si i kompozoni këngët e juaja?’ Ai me tha: ‘Është e lehtë, ju vetëm bëni atë që dëshironi, pas saj vendosni një instrumental të thjesht”, kujton Bowie ato momente.

“I thashë: ‘Çfarë mendoni për zhanrin e rock ‘n’ Roll?’, ai tha: Është i mirë, por vetëm rock ‘n’ roll me buzëkuq mbi”.

Bowie përfundimisht e përshkruan Lennonin si “mentorin e tij më të madh”.

Bowie dhe Lennon nuk ishin gjithmonë shokë të mirë, megjithatë.

Së pari, Bowie ishte jashtëzakonisht nervoz kur ai shoqërohej me një anëtar të Fab Four.

“Mendoj se ishim të sjellshëm me njëri-tjetrin, në atë stilin i vjetri-më të rinë. Pra, John ishte në njëfarë mënyrë: Oh, ja ku është një tjetër roker i ri. Unë isha si: Është John Lennon! Nuk di çfarë të them. Mos t’i përmendim Beatles, do të dukesh paksa budalla para tyre”, ka kujtuar ai momentet me Lennon. /GazetaExpress/