Joe Biden jep një premtim të madh: Nëse bëhem president, do ta gjejmë ilaçin e kancerit


Gazeta Express
13 Qershor 2019 7:10

Kandidati për president të SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se do ta gjejnë kurimin e sëmundjes së kancerit nëse ai fiton zgjedhjet presidenciale 2020.

Biden duke folur në një tubim gjatë fushatës në Ottumwa, rrëfeu për humbjen e njerëzve të dashur para se të jepte këtë premtim.

“Shumë prej jush e kuptojnë se çfarë do të thotë humbja e njerëzve të dashur. Unë e kuptoj nëse humbni një burrë, një grua, një bir, një vajzë, një anëtar të familjes. Kjo është arsyeja pse unë kam punuar kaq shumë në karrierën time që ta siguroj këtë. Prandaj ju premtoj që nëse zgjidhem president, do të shihni gjërat e vetme më të rëndësishme që do të ndryshojnë Amerikën, ne do të gjejmë ilaçin për kancerin’’, ka thënë Biden.

Kjo deklaratë kaq e ndjeshme nxiti duartrokitje të gjata nga audienca.

Biden qysh moti kishte nisur të punojë në këtë drejtim. Ai humbi djalin e tij më të madh, Beau Biden, nga kanceri i trurit, në vitin 2015.

Te fundit


Kthehu lart