Joao Felix: “Suksesi më ka ndihmuar me vajza, më dërgojnë foto të zhveshura”


Gazeta Express
14 Prill 2019 23:50

Joao Felix është ndër më të përfolurit në botën e futbollit aktualisht.

Talenti 19-vjeçar theu rekordin për golashënuesin më të ri të një het-triku në Europa League, dhe që tani ka filluar të zgjojë interesim të jashtëzakonshëm të klubeve të mëdha evropiane, raporton Gazeta Express.

Talenti i Benficas është duke u monitoruar nga Barcelona, Juventusi, Bayern Munich, Manchester City e shumë klube tjera.

Është raportuar shpesh se “Zonja e Vjetër” disa herë është matur ta aktivizojë klauzolën 120 milionë euro të 19-vjeçarit, të paktën kështu thotë agjenti i tij, Jorge Mendes, pasi klubi portugez ende nuk ka përmendur një shifër kaq të lartë.

Gjithsesi pasojat e ngritjes së shpejtë dhe popullaritetit të papritur mund të dërgojnë në rezultate të tjera, siç ka zbuluar vetë lojtari.

Felix thotë se suksesi në sezonin 2018/19, ka bërë që ai të zgjojë interesimin e shumë femrave, por tani për tani nuk i intereson të gjejë të dashur – dëshiron të arrijë shumë në botën e futbollit.

“Suksesi më ka ndihmuar shumë me vajzat. Në media sociale ato shpesh më dërgojnë foto, madje edhe foto të zhveshura”, rrëfehet ai në një intervistë për prezantuesin e famshëm portugez. Rui Maria Pego.

“Nuk mendoj të gjejë një të dashur. Jam ende i ri. Ka kohë për gjithçka”, ka shtuar Felix. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart