JO-ja e negociatave! CDU/CSU i ‘kujton’ kushtet Shqipërisë dhe rrugën për të ‘mundur’ skepticizmin e Francës


Gazeta Express
20 Tetor 2019 17:19

Këtë të dielë partia më e madhe në qeverinë gjermane CDU/CSU, ka përcjellë një mesazh drejtuar Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut përmes dy prej përfaqësuesve të saj, ku ndër të tjera thuhet se Tirana e Shkupi duhet të vijojnë përpjekjet e tyre drejt integrimit, pavarësisht përgjigjes negative që u dha dy ditë më parë.

Në një deklaratë për shtyp, mbi çështjen në fjalë ka folur kreu i grupit parlamentar të CDU/CSU Johann Wadephul dhe raportuesi për dy vendet Christian Schmidt.

Ëadephul ka deklaruar se i bën thirrje të dyjave vendeve që ta shohin përgjigjen negative të Këshillit të Evropës si një incentivë për të ecur përpara me reformat.

“Nëse të dyja vendet vijojnë me reformat, Parisi nuk mund të vërë më në pikëpyetje integrimin për herë të dytë. Bundestagu do të vijojë të ndjekë axhendën e reformave të këtyre dy vendeve deri në arritjen e rezultateve. Gjermania qëndron për një perspektivë evropiane për vendet e ballanit perëndimor.”-shprehet zyrtari gjerman.

Ndërsa Schmidt shprehet: Vendimi degativ i Këshillit duhet rishikuar. Negociatat dhe afrimi i Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut me BE-në nuk duhet bllokuar. Ne i qëndrojmë bindjes se të për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, ka një vend për ta në Evropë, nëse këto vende kapin kriteret e vendosura.

Kushtet e vendosura nga Bundestagu në shtator (për Shqipërinë), të cilat tregojnë qartë rrugën që duhet kryer për hapjen e negociatave, duhet të kihen parasysh edhe nga Holanda e Danimarka. Nëse BE nuk kujdeset për ballkanin perëndimor, do të jenë të tjera sfera pshteti ato që do duan ta kthejnë këtë zonë nën influencën e tyre dhe askush nuk e dëshiron këtë gjë”.

Në lidhje me reagimet e dy zyrtarëve gjermanë ka reaguar dhe kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, i cili përmes një postimi në rrjetin social shprehet mirënjohës për qëndrimin e Gjermanisë dhe se po ashtu ndan bindjen se kushtet e vendosura nga Bundestagu janë rruga e duhur drejt hapjes së negociatave./Express

Te fundit


Kthehu lart