“Jo, faleminderit!”, kështu e refuzoi Guardiola Juventusin


Gazeta Express
12 Qershor 2019 23:59

Pep Guardiola dhe Juventusi. Një histori dashurie që do të mbetet platonike, të paktën edhe këtë vit…

Motivi? i lidhur me kontratën që spanjolli dëshiron të respektojë me Manchester City (deri në vitin 2021) por sidomos edhe faktin se tekniku, që ndodhet me pushime, nuk vendos vetëm paratë në radhë të parë.

Është trajneri më i paguar në botë, por veç kësaj, ka edhe një pakt me sheikët, që nuk dëshiron të prishë, jo të paktën deri kur të vijë një vendim përfundimtar i UEFA-s dhe të aplikohet dënimi i Manchester City.

Atëherë? Sipas Eurosport, Agnelli, pas Allegrit, pikërisht Pep kishte dëshirën kryesor dhe objektivin numër “1”, por oferta e tij prej 20 mln eurosh në sezon u refuzua nga spanjolli me një “jo, faleminderit!”.

Madje, thuhet dhe se refuzimi ka ardhur që pas fitimit të titullit në Premier League, por Juventusi ka mbajtur fshehur gjithçka dhe ka vazhduar më pas të merret me Maurizio Sarrin.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart