Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës, Xhelal Sveçla është takuar sot me Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi
Në këtë takim, sipas njoftimit të nisur për media është diskutuar për situatën e krijuar pas përhapjes së virusit global, Covid 19, si dhe për masat e angazhimet që janë duke u bërë nga institucionet e Republikës së Kosovës, në parandalimin e përhapjes së këtij virusi.
Sveçla ka kërkuar bashkëpunim nga organet e drejtësisë gjegjësisht të prokurorisë në kontekstin e marrjes së veprimeve ligjore për të gjithë shkelësit e masave dhe kufizimeve që janë marrë deri më tani nga Qeveria e Kosovës, e të cilat janë për të mirën e të gjithë qytetarëve dhe kontribuojnë në parandalimin e përhapjes së mëtejme të virusit Covid 19.
Në anën tjetër, Kryeprokurori Lumezi tha se Prokuroria e Shtetit do të jetë në dispozicion dhe do bashkëpunojë ngushtë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike por edhe me qytetarët në mënyrë që kjo situatë e rëndë të tejkalohet sa më lehtë të jetë e mundur.
Lëvizja Vetëvendosje ka qenë kritike ndaj punës së Lumezit në prokurorinë e shtetit derisa disa herë kanë organizuar protesta për shkarkimin e tij.
Para zgjedhjeve, kreu i LVV’së pati paralajmëruar shkarkimin e Lumezit nëse i ftojnë zgjedhjet duke thënë “ Le të shkojë Lumezi, le të vjen Elezi”./Express/