Jevtiq: Vuçiq ka vendosur ta ndihmojë financiarisht çdo familje që jeton në Kosovë - Gazeta Express
string(81) "jevtiq-vuciq-ka-vendosur-ta-ndihmoje-financiarisht-cdo-familje-qe-jeton-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

26/02/2021 18:45

Jevtiq: Vuçiq ka vendosur ta ndihmojë financiarisht çdo familje që jeton në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

26/02/2021 18:45

Ministri në detyrë për komunitete dhe kthim, Dalibor Jevtiq, ka zhvilluar një takim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Jevtiq ka thënë se kanë folur me presidentin serb për aktualitetin politik dhe rezultatet e zgjedhjeve.

Lexo Edhe:

Sipas tij, Vuçiq ka premtuar ndihmë financiare për çdo familje që jeton në Kosovë.

“Përveç projekteve të infrastrukturës, spitaleve dhe shkollave të reja që do të ndërtohen, presidenti vendosi gjithashtu të ndihmojë financiarisht çdo familje që jeton në Kosovë, veçanërisht ata qytetarë që janë të papunë”, ka shkruar Jevtiq në rrjetet sociale.