Jetmir Topalli debuton në SuperLigën e Turqisë - Gazeta Express
string(46) "jetmir-topalli-debuton-ne-superligen-e-turqise"

Jetmir Topalli debuton në SuperLigën e Turqisë

Gazeta Express

26/09/2020 23:28

Futbollisti kosovar Jetmir Topalli ka debutuar sot në SuperLigën e Turqisë me skuadrën e tij Yeni Malatyaspor.

Jetmir Topalli, i cili u transferua nga Ballkani i Suharekës në ekipin e Superligës së Turqisë te ekipi Yeni Malatyaspor.

Lexo Edhe:

Shifra që u transferua Topalli në Yeni Malatyaspor ende nuk është bërë e ditur, derisa më parë ishte thënë që edhe dy lojtarë të tjerë të Ballkanit do të kalojnë në Superligën e Truqisë por kjo gjë ende nuk dihet a do të ndodh.

Topalli hyri në lojë në minutën e 79-të duke mos pasur ndikim të madh në lojën e skuadrës së tij e cila humbi me rezultat 3-1 kundër Trabzonsporit.

Topalli e zëvendësoi golashënuesin e vetëm të Yenit, Adem Buyuk.

Yeni Malatyaspor gjendet në pozitën e 18 në Superlig të Turqisë, e cila sivjet ka 21 skuadra e jo 18 si sezonëve të kaluara, për shkak të pandemisë COVID-19. /GazetaExpress/